AAK falënderon eurodeputetët kroatë për Haradinajn dhe trenin

19.01.2017 15:24:44

Grupi Parlamentar i AAK-së dhe kryetari i Pal Lekaj kanë falënderuar deputetët kroatë në Parlamentin Evropian dhe zëvendëspresidentja e këtij parlamenti, Ulrike Lunaçek , të cilët  dje ka propozuar dy amendamente dhe kanë mbështetur ato lidhur me Kosovën.

Ata kanë propozuar dhe i kanë dhënë mbështetjen dy amendamenteve për dy rastet e fundit që kanë të bëjnë me Kosovën, ndalimin e ish-kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe për rastin e trenit serb i cili tentojë të hyjë në Kosovë.

“Grupi Parlamentar i AAK-së dhe kryetari i Pal Lekaj, ju shprehin mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për kolegët, deputetët kroat në Parlamentin Evropian dhe për zëvendëspresidententen e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek për propozimin dhe mbështetjen e amendamenteve, për rastin e ndalimit të ish-kryeministrit e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë dhe poashtu për ngjarjen me trenin ilegal të Serbisë i cili tentoi të futet në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën.