Abazi:Përgjimet na kanë treguar se kush janë qeveritarët.Turp për ta!

26.08.2016 18:45:36

Analisti Haki Abazi, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se në Kosovë është instaluar një mendësi politike që të mendohet se është demokraci të shantazhohen njerëzit.

“Përgjimet na kanë treguar se kush janë qeveritarët. Është turp për ta, të mendojnë se dikush do t’i marrë seriozisht pas tërë këtyre përgjimeve”, ka thënë ai. “Patën thënë se liberalizimi i vizave do të bëhen në vitin 2013, ndërsa tani na doli marrëveshja për demarkacionin e Gjykatën Speciale”.

Sipas tij, as nënpresidenti amerikan Joe Biden, e asnjë tjetër që ka qëllime të mira për Kosovën, nuk e kupton çka do të thotë kur një djalë nga Drenica e një djalë nga Mitrovica marrin vendime për Dukagjinin!

“Ky është tmerr. S’mund të pritni nga Biden ta kuptojë se sa komplekse është kjo situatë. Në Kosovë është instaluar dhuna politike, për t’ua ndalur zërin qytetarëve dhe përfaqësuesve të popullit”, ka thënë ai.