Abbot shpreh shqetësimin për konfrontimin në Kuvend: Kosova ka nevojë që përfaqësuesit e saj të qëndrojnë të qetë

11.07.2020 15:55:45

Ambasadori i britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e mbrëmshme në Kuvend.

Kjo pas përplasjes së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj.

Përmes një shkrimi në Twitter, Abbott ka thënë se skenat e konfrontimit fizik në Kuvend nuk duhet të bëhen nga të zgjedhurit e popullit.

“I shqetësuar që pamë skena të konfrontimit fizik dhe agresionit në Kuvend dje. Tani, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë që përfaqësuesit e saj të zgjedhur të qëndrojnë të qetë, të mos i lejojnë inatet të shpërthejnë, dhe të veprojnë për interesin shtetëror”, ka shkruar Abbott.