Abdixhiku i bindur se koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të dal fitues në zgjedhje

18.05.2017 20:25:44

Anëtari më i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka hyrë në LDK nëpërmjet të angazhimit të drejtpërdrejtë në zgjedhjet e tanishme.

 

 

Abdixhiku në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se angazhimi i tij i mëtutjeshëm në LDK do të jetë në strukturat e kësaj partie.

Duke folur për koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Abdixhiku u shpreh i bindur se ky koalicion do të triumfoj në zgjedhje.

“Besoj që LDK dhe partnerët tjerë do të dal fituese në këto zgjedhje sepse ka një program të mirë. Po ashtu do të shohim bashkëpunimet pas zgjedhjeve edhe me Lëvizjen Vetëvendosje për ta kapur shtetin nga këta që e kanë kapur”, është shprehur ai duke treguar që do të jetë pjesë e listës zgjedhore.

Ç’është e sigurt që do të jem pjesë e listës zgjedhore dhe besoj qe qytetarët do të dëshirojnë t’ia kthejnë të mirën vendit”, tha ai.