Abdixhiku me propozim interesant për sektorin e bujqësisë

03.06.2017 17:50:18

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka sqaruar në disa pika plan-programin e partisë së tij për sektorin e bujqësisë.

“Bujqësia mbetet njëri ndër sektorët më strategjik i cili ka mundësi të krijojë vende të reja të punës, të zëvendësojë një pjesë të importeve dhe të promovojë eksportet.

Në programin tonë, ndër të tjerash, ne kemi paraparë:

– Trefishimin e buxhetit për bujqësi (rritje e subvecionimit për bujqësi dhe kapaciteteve përpunuese);

– Rritje e investimeve kapitale në sistemin e ujitjes dhe zgjerimin e pikave grumbulluese;

– Investime në përmirësimin e sigurisë së ushqimit;

Bujqësia dhe investimet në bujqësi kanë me qenë prioritete të angazhimit tim.”

Kto ishin pikat të cilat kandidati i LDK-së i ka prioritet për sektorin e bujqësisë.