Gjakovë, të kam jetuar në shkollë të mesme dhe të falënderoj për krejt çka kam mësuar nga ti. Gjakovë, t’i njoh teqetë, kishat dhe xhamitë, bashkëjetesa e të cilave është shembull për njerëzimin në mbarë botën.
Ta njoh Malësinë, ta njoh luftën për liri, pavarësi dhe demokraci, t’i njoh heronjtë e dijes, kulturës e pushkës, t’i njoh këngët dhe i këndoj me shumë kënaqësi, ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe Kuqezinjtë e Jakoves, dhe jam i gëzuar që në mandatin tonë ka nisur ndërtimi i stadiumit të qytetit.
Strukturave, anëtarëve dhe simpatizantëve të shtëpisë sonë politike, u garantova se do të jemi të bashkuar e të përkushtuar në rrugëtimin tonë për zhvillim të Gjakovës dhe Kosovës.
Zoti e bekoftë Malësinë e Gjakovës!
Zoti e bekoftë LDK-në!