Abedin Zeka: Agim Ademi e ka shndërruar FFK-në në agjension turistik!

11.01.2020 00:57:14

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përcjell Zëri.info.

Zeka ka ka reaguar në lidhje me aranzhimet e ndeshjeve të Kosovës.

“Pra zotëri Kryetari nuk është trajner që të tregoj se a di të përgatitjet ekipi ma mirë apo jo, por duhet ta bëjë transparente këtë kontratë. E jo t’i marri ne eksurzion siç e ka shndërruar FFK-në në agjension turistik nga ardhja e tij, njerëz që nuk përfaqësojnë asnjë klub dhe pa asnjë kontribut”, shkruhet ndër të tjera në reagimi të publikuar nga faqja zyrtare e Trepçës ’89 në rrjetin social Facebook.

Reagimi i Abedin Zekës pa ndëryrje

Reagim me shkas i Presidentit Zeka

Ndeshjet e aranzhuara përmes agjentëve të aranzhimeve të ndeshjeve të futbollit të licencuar nga FIFA, kanë kontratë në mes të dy Kombëtareve që do të luajnë

Aty ceken shpenzimet e udhëtimit, kosto e mbulimit të shpenzimeve të ndeshjes, kosto e hotelit ku qëndrojne Kombëtaret, e detaje te tjera.

Pra zoteri Kryetari nuk është trener që të tregoj se a di të pregaditet ekipi ma mirë apo jo, por duhet ta bëjë transparente këtë kontratë.

E jo ti marri ne eskurzionë siq e ka shëndërruar FFK-në në agjension turistik nga ardhja e tij, njerëz që nuk përfaqësojne asnjë klub dhe pa asnjë kontribut.

Presidenti i KF TREPÇA’89 FC

z. Abedin Zeka BEKI

 

Image