Abrahams: Tani është sfida e Ramës, mbajani këmbët në zjarr!

03.08.2016 15:15:56

Derisa u miratua reforma në drejtësi, ai e kishte një justifikim.

Por tashmë duket se e gjithë vëmendja është tek Edi Rama.

Autori i njohur, Fred Abrahams, në një koment të shkurtër për HuffPost, shkruan se ndikimi i reformës në drejtësi mbetet në pikëpyetje, përsa kohë ajo nuk erdhi nga brenda, por u imponua nga Perëndimi.

“Votimi unanim i parlamentit për ndryshimet kushtetuese zbulon fuqinë e kryeqyteteve perëndimore dhe jo solidaritetin racional të liderëve politikë shqiptarë,” shkruan Abrahams.

Ai shton se Perëndimi duhet “të mbajë këmbët e Edi Ramës në zjarr”, duke e sfiduar që ta bëjë anti-korrupsionin diçka më shumë se retorikë.

“Rama ka argumentuar vazhdimisht se sistemi në Shqipëri, dhe jo njerëzit, janë fajtorë. Ligjet e atij sistemi po ndryshojnë ngadalë, por a do i shtyjë ai shqiptarët që të ndryshojnë? Ndryshimi i ligjeve është më i lehtë se zbatimi. Vetingu dhe kontrolli financiar nuk do të ndryshojnë një kulturë politike të mbushur me nektarin e sundimit oportunist. Ndryshimet kushtetuese, pasuar me ligje të reja, do përgatisin terrenin për ndryshime pozitive. Por ato tregojnë se sa shumë rrugë ka për të bërë Shqipëria”.