“Banorët e Dardanisë janë dëshmitarë që nuk po mirëmbahen lojërat dhe këndet për rekreacione, të cilat viteve të fundit pothuajse janë shkatërruar tërësisht. Plani jonë është rehabilitimi i këtyre zonave nëpërmes investimeve të fuqishme”, ka thënë Abrashi.
Ai ju ka garantuar banorëve të “Dardanisë”, se do të bëjnë fasadimin e ndërtesave, do të rregullojë këndet e lojërave – shumica e të cilave tani janë shkatërruar, do të rregullojë ashensorët dhe hapësirat e përbashkëta nëpër banesa.
Plani i Abrashit për “Dardaninë” parasheh edhe ndërtimin e një staze për vrapim, më shumë parkingje dhe çka është më e rëndësishmja rritja e nivelit të pastërtisë dhe grumbullimi i mbeturinave.
Abrashi ju ka premtuar banorëve të lagjes se në bashkëpunim me nivelin qendror do të krijojë mundësi që të ketë një lidhje me magjistralen dhe të lehtësohet qasja në rrugët tjera të qytetit.