Abrashi do ti dërgoj në shtëpi ata që zhvilluan propagandë në vend se të qeverisnin në Prishtinë, tha Mustafa

21.09.2017 19:54:14

Sot u mbajt hapja e fushatës elektorale e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë. I pari që mori fjalën ishte kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Mustafa prezantoi kryetarët e deritanishëm të komunave nga Lidhja Demokratike, me bindje të plotë se kanë dëshmuar për punën e tyre dhe do të zgjidhen përsëri në ato komuna, transmeton fokusi.org.

Mustafa tha se edhe ata që në Prishtinë nuk qeverisën por vetëm zhvilluan propagandë dhe demagogji do ti qojë në shtëpi Arban Abrashi./fokusi.org/