Abrashi: LDK nuk e voton Buxhetin

30.01.2019 23:53:28

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë Buxhetin.

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se ky subjekt nuk do ta votojë Projektligjin për Buxhetin e viti 2019.

Ai ka folur të mërkurën në “55 minuta”

“LDK ka rezervat e veta për buxhetin dhe vërejtjet e veta. Nuk besojmë që ky buxhet i sjellë zhvillim vendit, prandaj nuk do të jemi pjesë. Le të mbetet çështje e koalicionit”, ka thënë ai.