Abrashi nënshkroi marrëveshje dyvjeçare për arsimimin profeisonal të 20 të rinjve në sektorin e ndërtimtarisë në Gjermani

13.02.2017 12:49:33

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi nënshkroi,  marrëveshjen e bashkëpunimit me Shoqatën Bavareze të Kompanive Ndërtuese (LBB) dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpinim Ndërkombëtar  (GIZ) në Munich të Gjermanisë.

Përmes kësaj marrëveshjeje mbi 20 të rinj nga Kosova të interesuar në profesionin e ndërtimit, në vjeshtë të këtij viti do të kenë mundësinë të arsimohen në një program dyvjeçar në Bavari.  Pozitat e hapura do të publikohen shumë shpejtë.

Me anë të këtij bashkëpunimi LBB, GIZ dhe MPMS do të mundësojnë ekspertizë në  edukimin dhe modernizimin e trajnimeve të  aftësimit profesional në Kosovë.