Abrashi prezantoi projektin për zhvillimin e zonës së vjetër të Prishtinës

06.10.2017 18:12:34

Nuk është ide e mirë të përpiqesh të bëhesh anëtar i organizatave ndërkombëtare pa dialog, veçanërisht për shkak se “krahinat nuk e kanë vendin aty”. Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Këto komente ai i bëri pas takimit që patën bashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq, pyetjes së gazetarëve për ta komentuar deklaratën e zëvendëskryeminstrit të Kosovës, Behgjet Pacollit se Prishtina me tërheqjen nga aplikimi për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol i ka dërguar sinajl të fortë Beogradit për të mbështetur dialgoun dhe kërkon pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, ai është përgjigjur:  “A është ai Pacolli i njëjtë që ditë më parë pretendonte se kishte shumicën e votave për UNESCO dhe 15 shtete të reja si përkrahës”