Abrashi viziton fabrikën e tekstilit në Viti që synon të punësojë 500 persona

03.06.2017 12:39:01

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar për vizitën e tij në një fabrikë tekstili në Viti, e cila ka punësuar 150 punëtorë.

Sipas Abrashit, kjo fabrikë deri në fund të vitit synon të punësojë gjithsej 500 punëtorë.

 

Ky është shkrimi i tij në facebook: 

150 punëtorë fillojnë punën, 500 synohet

Sot vizitova në një fabrikë në Viti, ku kishte arritur makineria e parë, për të prodhuar produkte “Made in Kosova”. Intervistat për punësimin e 150 punëtorëve kanë përfunduar, kurse deri në fund të vitit numri i tyre mund të shkoj deri në 500 të punësuar.

Krenar që përpjekjet e sinqerta po japin rezultate konkrete në punësim dhe mirëqenie për qytetarin e Kosovës.

Urime Kosovë

Image