AC Milan, 70 milionë euro për Kane

24.11.2016 13:33:44

AC Milan është duke përgatitur një super ofertë për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Mediat italiane shkruajnë së “Rossonerët” janë duke planifikuar një ofertë bindëse për sulmuesin anglez, i cili në muajin janar mund të ndahet me “Spurs”

Gjiganti italian është gati t’ia ofrojë Tottenhamit hiq me pak se 70 milionë euro për Kane, edhe pse lojtari është duke negociuar me klubin anglez për rinovimin e kontratës së re.