Adelina Hasani :Kuvendi miratoi 75 ligje

30.01.2019 13:51:01

Kuvendi i Kosovës në vitin 2018 ka miratuar 75 ligje, por që gjysma e detyre derivojnë nga MSA-ja.

Adelina Hasani nga KDI tha se me monitorimin e Kuvendit të Kosovës rritet transparenca. “Ky legjislacion ka pasur problem të shumta, si në kuorum”, tha ajo sot në RTK3.

Sipas saj KDI ka kritikuar Kuvendin për mos miratim të planit të punës, e që është deri në mars. “Kritika jonë ka qenë të mos ngarkohet shumë agjenda legjislative. Ka pasur ngarkesë në vitin 2018”, deklaroi ajo.

Ajo bëri me dije se janë miratuar 75 lidhje në vitin 2018. “35 ligje që janë miratuar të derivuar nga MSA-ja”, tha ajo.