Adem Salihaj: Nuk kam informata se Rugova është takuar me Thaçin para takimit me Solanan (Video)

14.10.2016 20:37:22

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka fole për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thane se dikujt ne LDK i ka penguar koalicioni i madh, me PDK-në, ndaj kanë bërë atentat ndaj presidentit Ibrahim Rugova.

“Jam habit nga kjo deklaratë. Unë kam propozuar koalicionin me AAK-në dhe kam marrë iniciativa pa dijen e Rugovës. Kur e kam njoftuar, ai është pajtuar”, ka thënë ai për Rrokum Rroll në TV Rrokum.

Sipas Thaçit, në mars të vitit 2005, është takuar me faktorët relevantë ndërkombëtarë dhe me Presidentin Rugova, me ç’rast është arritur marrëveshje për ndërtimin e një koalicioni të ri qeverisës në Kosovë.

“Atë ditë vinte Solana në Kosovë. Pak minuta para se të takoheshim për ndërtimin e koalicionit të ri dhe qeverisë së re, ka ndodhur atentati ndaj presidentit Rugova”, ka treguar Thaçi në “Zona e Debatit” në Klan Kosova. “Shtrohet pyetja, kë e ka penguar ndërtimi i atij koalicioni të ri? Pse u pengua ardhja e presidentit Rugova në takim? Prej kujt? Kush e ka ditur?”.

“Nuk kam informata se Rugova është takuar me Thaçin para takimit me Solanen, nuk e besoj absolutisht”, thotë Salihaj. /Telegrafi/