Adriatik Llalla heq dorë nga e drejta për të qenë gjyqtar

10.02.2018 17:21:13

Kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga largimi i Adriatik Lallës nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit, emri i tij është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Pasditen e sotme vetë ish-kryeprokurori ka konfirmuar lajmin se ai ka hequr dorë nga e drejta për emërim në Gjykatën e Apelit.

Llalla ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën tek organet e Vettingut, për të mos përfituar nga kjo e drejtë.

Ish-kryeprokurori ka argumentuar se ka hequr dorë nga e drejta për emërim që i jep ligji, duke u përjashtuar kështu automatikisht edhe nga procesi i vettingut. Llalla duket se e ka marrë këtë vendim për arsye personale.