Aeroporti i Ohrit i mbyllur për fluturime

08.01.2017 15:31:24

Aeroporti i Ohrit është jashtë funksionit prej ditësh për shkak të reshjeve të dëborës.

Të paktën 700 pasagjerë që gjatë këtyre ditëve duhej të udhëtonin drejt Cyrihut dhe Baselit janë dërguar me autobus në aeroportin e Shkupit.