Prorektori, Afrim Hoti u sqaron opinjonit publik dhe miqëve të tij pse u largua nga Rektorati

23.04.2017 11:36:57

Miq,

Po shoh nëpër portale të ndryshme të qarkullojnë fjalë e dezinformata të ndryshme për dorëheqjen time prandaj po e shoh të udhës të jap një sqarim të shkurtër.

“Po tërhiqem nga pozita e Prorektorit për Marrëdhënje me Jashtë i Universitetit të Prishtinës, thjesht pas një takimi që së fundmi pata me rektorin dhe ku konstatuam se problemet dhe proceset në Universitetin e Prishtines i shohim në mënyra të ndryshme.

Çfarëdo tentative për të lidhur dorëheqjen time me arsye apo punë të tjera është dezinformatë, qëllimkeqe dhe tendencioze.

Unë do të vazhdoj punën time, me gjithë fuqinë që kam, si profesor në Departmentin e Shkencave Politike.

Gjithë të mirat.
A.H