Agim Bahtiri çuditet kur pyetet se a do ta fitojë Mitrovicën në balotazh, ja reagimi i tij

28.10.2017 21:43:36
Kryetari aktual dhe kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ndihet si kandidati më i fuqishëm i të gjitha kohërave për të qenë në krye të kësaj komune.

I vetëquajturi kandidat “superior”, Bahtiri në zgjedhjet e 22 tetorit mbeti prapa kandidates së PDK-së, Valdete Idrizi, 29.63 për qind, ndërsa ai doli më 27.03 për qind.

Lajmi.net ka kontaktuar Bahtirin për të pyetur rreth balotazhit mirëpo ai u përgjigj shkurt duke qenë i sigurt se do të fitojë më 19 nëntor.

“S’di po e bëni këtë pyetje. Është e qartë si loti se Agim Bahtiri do të jetë kryetar, kjo është e ditur për të gjithë qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri.

Ndonëse Idrizi mori 9.013 vota, Bahiri thotë se në Mitrovicë askush nuk e voton Partinë Demokratike të Kosovës.

“Asnjë nuk e voton PDK-në kuptone këtë, krejt janë me Agim Bahtirin u kry kjo punë”, ka thënë Bahtiri.