Agim Çeku ftohet si i dyshuar nga Specialja

03.09.2020 11:56:32

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku është ftuar nga Specialja.

Këtë e  konfirmoj vet Çeku i cili ka bërë të ditur se në Hagë do të udhëtojë më 28 shtator.

“Po kam marrë ftesë në cilësinë e të dyshuarit. Do të paraqitem më 28 shtator”, ka thënë Çeku.

Ndryshe, Agim Çeku në të kaluarën ka shërbyer edhe si ministër i FSK-së.