Agjencia Kundër Korrupsionit fton zyrtarët e lartë publik që ta deklarojnë pasurinë deri të hënën

29.03.2019 17:09:19

Agjencia Kundër Korrupsionit përmes ka njoftuar të gjithë zyrtarët e lartë publik, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të hënën më 1 prill 2019.

Në një njoftim për media, AKK thekson se llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me paragrafin 4, Nenit 81, të Ligjit Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme
Administrative, i cili përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve.

Sipas njoftimit kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj.

Në njoftim, Agjencia thotë se është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.