AGK dënon kërcënimet ndaj Berat Buzhalës

21.04.2017 18:38:16
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimet në rrjetet sociale ndaj drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala.

Në komunikatën e kësaj organizate kërkohet nga Policia dhe organet e tjera, që rasti të hetohet me efikasitet.

“Çdo lloj i kërcënimit të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato që kryehen përmes rrjeteve sociale, paraqesin shqetësim për organizatën tonë. Duke ju referuar rastit konkret, ne presim efikasitet në hetim nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë. Njëkohësisht konsiderojmë se me shpeshtimin e rasteve të kërcënimit të gazetarëve përmes rrjeteve sociale ka ardhur koha që Policia e Kosovës të krijoj një qasje të re në mënyrën e trajtimit të tyre”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Në fund, AGK ka bërë thirrje te gazetarët që t’i raportojnë të gjitha rastet e kërcënimeve.