Agron Mustafa kandidati i PDK-së për Prishtinën?

21.03.2017 22:27:25

I pari i PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka komentuar edhe përmendjen e drejtorit menaxhes të VALA, Agron Mustafa, si kandidat të mundshëm të PDK-së për Prishtinën.

“Ai nuk është krejt i largët me ne, ka shumë emra të përfolur. Mustafa është person i duhur por PDK ka shumë kuadro të cilët kanë shumë vlera”, ka thënë Çelaj në Zona B të Klan Kosovës.

Çelaj poashtu as nuk e ka pranuar e as mohuar kandidimin e tij për të parin e Prishtinës, por ka thënë se ai është tërhequr nga posti i zëvendësministrit të Drejtësisë për tu angazhuar në zgjedhjet lokale në Prishtinë.