Agron Mustafa tregon si u falsifikua kontrata me Z-Mobile (Video)

06.04.2017 22:24:23

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka folur për gjobitjen e PTK-së nga Gjykata e Arbitrazhit për shkak të mospërmbushjes së kontratës me operatorin Z-Mobile.

Mustafa ka treguar se çfarë konkretisht përfshihet në marrëveshjen mes palëve, që nuk u përmbush nga ana e PTK-së.

Ai ka bërë të ditur në emisionin Komiteti se cili ishte versioni i kontratës të cilën e kishin miratuar bordi drejtues dhe versionit final të nënshkruar, duke përmendur mungesën e disa paragrafëve që fillimisht kishin qenë.

Drejtori i PTK-së ka treguar se çfarë është hequr nga kontrata e bordit e cila, siç thotë Mustafa, rezulton të jetë ndryshe nga ajo që është marrë parasysh në Gjykatën e Arbitrazhit, ku PTK-ja u dënua me 30 milionë euro.