Agron Mustafës së shpejti i skadon mandati, ja emrat që mund ta drejtojnë Telekomin e Kosovës

27.12.2017 09:40:54

Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Agron Mustafës i kanë mbetur edhe pak kohë në këtë pozitë menaxheriale.

Mustafa që ishte zgjedhur drejtor i Telekomit të Kosovës në fillim të vitit 2015, i skadon mandati dhe në garë  për këtë pozitë do të jenë disa emra të njohur për publikun.

Kandidat potencial për ta drejtuar Telekomin e Kosovës janë Gent Begolli, Gazmend Abrashi dhe Erolld Belegu.

Begolli e Abrashi janë drejtues të AAK-së, ndërsa Belegu njihet për afërsi me kreun e kësaj partie.

Begolli ka qenë drejtor i Shërbimeve Publikenë në Komunën e Prishtinës nga AAK-ja, ndërsa Abrashi është nënkryetar i AAK-së dhe këshilltar i kryeministrit Haradinaj.

Ndërsa Belegu përveç biznesit që merret në Kosovë është duke e këshilluar kryeministrin Ramush Haradinaj në qeveri