Aheng humanitar në Strugë për vendet e kapluarA nga vërshimet

15.08.2016 17:47:26

Kryqi kuq i komunës së Strugës dhe Mileniumi i tretë nga Shkupi, me përkrahje të ambasadës Britanike në Maqedoni sonte organizojnë aheng humanitar në Strugë.

Mjetet e grumbulluara nga ky aheng do të dhurohen për personat e prekur nga vërshimet e javës së kaluar në Shkup dhe rrethinë.

Në kuadër të ahengut është paraparë një interpretim i “Nortumberland CEA Coldstream Guards Combined Cadet Forces”.

Ahengu do të mbahet në hotelin “Solferino” nga ora 18 deri në ora 20.