Ahmet Asani: LDK të qëndrojë në opozitë!

13.06.2017 12:06:14

Duke u nisur nga fakti së zgjedhjet e 11 qershorit 2017 në Kosovë i fitoi e majta, mendoj se koha eshte qe LDK si force e djathte te shkojë në opozite! Pas mumrimit te mbi 99% te votave doli qe koalicioni i majte i prire nga PDK te marr 34,02%, kurse Levizja e majte VV ti marr vet 27.07%, që gjithësejtë bejne rreth 62% vota per te majtën kosovare!
LDK-ës si prijese te nje koalicioni të djathtë, votuesi i dha rreth 25.71% duke e lene te fundit ne garat nacionale! Arsyet pse LDK u kalua nga te majtit jane te shumeta, por arsyet kryesore jane tri:
– e para LDK gjithnje leshoi pe para te majtes duke deshte qe te evitojë konfliktet
– e dyta ishte Kuvendi i karrigeve kur LDK u nda ne dysh dhe kurre me nuk u bashkua si me parë dhe
– arsyeja e trete eshte bashkeqeverisja e gjate me njerin nga ish fraksionet e te majtes enveriste e cila pas lufte krijoji PDK en!
Njohesit e organizimeve politike e dine mire qe gjitha fraksionet e te majtes everiste ne kontinuitet kishin dhe ende kane ne program demtimin deri ne shkatërrim te LDK-es dhe te djathtes shqiptare ne pergjithesi! Duke patur parasyshë qellimet permanente të së majtës për ta shkatërruar e LDK-ën, mendoj se në të mire te Kosovës dhe shqiptareve ne vend e diasporë, është që kesaj radhe LDK thjesht te terhiqet ne opozitë! LDK kesaj radhe duhet ta lë që të majtit ta bejne qeverine ashtu si ata dine e duan! LDK nuk duhet te perzihet mes hesapeve e inateve qe ka e majta brenda llojit te vet! LDK duhet ta lë te majten qe te qeverise, ne menyre qe populli ta perjetojë efektin e nje qeverisjeje 100% majte ! E majta perpos që ka rreth 62 % votave, ka edhe listen serbe me 6 %, liste kjo e cila si ortodokse qe eshte, është mjaft e afert me te majtën , e qe ne fakt i bie qe e majta me 11 qershor ti ket marr afer 70% te votave!
Biles për mendim timin, LDK duhet ta liroje edhe Behgjet Pacollin me dhe gjitha shamite qe te shkojë në VV e PDK ne menyre qe aleanca Theodosiane te kalojë mbi 70%-in !
Përfundim:
Duke i patur parasyshe gjitha keto qe i permenda dhe me mijera fakte tjera që nuk janë permendur, shtrohet pyetja logjike: çfar kerkon LDK te perzihet mes vellezerve te nje ideologjie?
Vetëm nje qëndrimi i LDK-ës ne opozitë mund ta shpetojë LDK-ën dhe te djathten. LDK nuk është me ne gjendje te durojë ramjet e te majtes! Qendrimi ne opozitë do ti jap mundesinë LDK-ës që pa ngutje e strese te reflektojë, ta marr veten nga lendimet qe ja ka shkaktuar e majta me ramjet e saja te ulëta, të riorganizohet konform rrethanave te reja, ti sistemojë kuadrot qe kanë përvojë, aftësi, deshirë e mundesi per tu marr me riorganizimin dhe fuqizimin e LDK-ës per zgjedhjet e radhës!