Ahmet Isufi: Nuk e di se çfarë do të bisedohet nesër

23.01.2017 17:59:47

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbise i cili do të vazhdojë nesër.

Ai ka theksuar se nuk e di për çfarë do të bisedohet nesër, duke akuzuar Qeverinë që sa herë Serbisë i del ndonjë temë me rëndësi shkojnë për bisedime.

“Nuk e di se çfarë do të thonë në bisedime nesër. Sa herë Serbisë i del ndonjë temë, qeveria shkon për bisedime”, ka thënë Ahmet Isufi për transmetuesin publik.

Ai më tutje ka potencuar se liderët kosovarë do të duhej të kërkonin nga Serbia, të heq dorë nga listat ku i akuzon shumë ushtarë të UÇK-së për krime lufte, të heq dorë nga trenat dhe mos t’i nxis serbët për destabilizimin vendit.