Ahmetaj: Demarkacioni kushti i vetëm për heqjen e vizave

03.04.2017 22:38:29

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka thënë se për çështjen e liberalizimit të vizave ka mbetur vetëm edhe kriteri i demarkacionit.

“Kosova duhet ta bëjë edhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit në Parlament para se procesi të kalojë në Parlamentin Evropianë dhe në Këshillin Evropian, ky është kriteri i fundit dhe unë jam optimiste”, ka deklaruar Ahmetaj në televizionin Dukagjini.

Sipas saj, procesi po bllokohet në Kuvend por shumë deputetë e zyrtarë kanë nga dy shtetësi dhe ata nuk e kanë problem të marrin viza, por qytetarët.

“Shumë nga ta i marrin edhe vizat me telefon edhe nuk e kanë aspak problem. Unë po flas për shumë deputetë që janë në Kuvend e të cilët ne gjithë i njohim nuk bëra dallime e nuk thash këta apo këta por deputetët dhe zyrtarët në përgjegjësi nuk vuajnë me çështjen e marrjes së vizave qytetarët fatkeqësisht janë ata që po vuajnë”, tha ministrja Ahmetaj.