Ahmeti bënë thirrje që të ndalohet qeverisja në Kosovë

10.09.2016 23:30:11

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë thirrje përmes Facebook-ut që të ndalet qeverisja aktuale në Kosovë.

I pari i Prishtinës, vlerëson se çdo gjë që sot shohim në Kosovë, është  e dëmshme dhe regresive. E për këtë, Ahmeti ka kërkuar që të bashkohemi në kundërshtimin e siç ka thënë ai, të keqes.

“Të gjithë, bash të gjithë duhet të punojmë me e ndalu këtë qeverisje në Kosovë. Mund të mos pajtohemi për rrugën përpara por besoj që shumica pajtohemi se kjo çka kemi sot është e dëmshme, është regresive dhe nuk mjafton. Të bashkohemi në kundërshtimin e së keqes e jo të ndahemi në formën e së mirës”, shkruan Ahmeti në Facebook.