Ahmeti: Demarkacioni pësoi goditje shkencore, mbetet edhe ligjore dhe politike

03.08.2016 16:03:05

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se nuk duhet të jesh gjeodet, jurist apo ekspert i cilës do fushë për ta kuptuar deklasimin me argumente kundër versionit të demarkacionit të nënshkruar nga Qeveria.

Ahmeti vlerëson se ky debat duhet të shpërndahet për ditë të tëra nga të gjithë, sepse, sipas tij, është ndal rryma gjithandej Kosovës ndërsa RTK ka ndërprerë transmetimin për shkak të problemeve teknike.

“Por sot ky verzion i demarkacionit pësoi goditjen e fundit shkencore. Tash duhet të bjerë edhe ligjërisht edhe politikisht”, thotë ai.