Ahmeti: Kadri Veseli po e shkatërron PDK-në

27.07.2017 17:20:54
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kadri Veseli po e shkatërron PDK-në, ashtu sic gati e shkatërroi edhe Kosovën, duke shtuar se gjenerata e re e PDK-së është “gjenerata e shpifësve, mjegullkrijuesve, e portaleve të shpërndarjeve të lajmeve të rrejshme”.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ata nuk janë ngritur me asnjë sakrifikë, apo aktivizëm kombëtar, janë pa konsistencë, ndërsa llogari japin vetëm te shefi.