Ahmeti: Kurti po përzë njerëz nga VV

10.01.2018 23:22:49

Gazetari dhe opinionisti Arben Ahmeti, ka theksuar se ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, është duke përzënë njerëz nga lëvizja.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se nëse vazhdon largimi i njerëzve sipas tij, do të dërgoj VV-në në vetshkatërrim.

“Nuk e di a ka me u bind Albini që nuk duhet me përzënë njerëz nga VV. Albini duhet me ndalu kandidimin për kryetar, sepse ta zëmë si aktivist dhe deputet nuk e ka konsultu kryesinë e kaluar të VV, për më gjuajt gaz lotsjellës”, ka shtuar Ahmeti.