Ahmeti: Ky version i demarkacionit pësoi goditjen e fundit shkencore

03.08.2016 16:42:02

Shpend Ahmeti është shprehur se versioni i demarkacionit ka pësuar goditjen e fundit shkencore

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit ka thënë se nuk duhet të jesh gjeodet, jurist apo ekspert i cilës do fushë për ta kuptuar deklasimin me argumente kundër versionit të demarkacionit të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se sot ky version i demarkacionit pësoi goditjen e fundit shkencore. “Tash duhet të bjerë edhe ligjërisht edhe politikisht”, ka shkruar ai.

Sipas tij, duhet të shpërndahet ky debat për ditë të tëra nga të gjithë sepse është ndalë rryma gjithandej Kosovës.