Ahmeti mbron artistin që vendosi flamurin e offside në vend të atij kombëtar

27.01.2018 16:21:07

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dalë në mbrojtje protestës artistike siç e ka quajtur ai largimin e flamurit kuqezi dhe vënien e një flamuri tjetër – atij të offside.

Vendosja e flamurit mëngjesin e sotëm hapi shumë reagime nëpër rrjete sociale. Por pasi policia ka dalur në vendin e ngjarjes është kuptuar arsyeja e vërtetë e kësaj ngjarjeje.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se i vjen mirë që një gjë e tillë është bërë në këtë mënyrë, duke siguruar qytetarët se gjithçka do të kthehet siç ishte.

“Flamuri do të kthehet, por më duhet të them që disi më vjen mirë që një gjë e tille është thënë edhe në këtë mënyrë. Mora dhjetëra mesazhe nga njerëz të ndryshëm, të shqetësuar të cilët tani do ta dëgjojnë një qëndrim të një artisti”, ka thënë Ahmeti.