Ahmeti: Mundeni me ly bukur, por muri mbetet mur

11.12.2016 12:16:57

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar ndërtimin e murit në Mitrovicë

Ai ka thënë se pavarësisht shkallëve, ai mur do të mbetet simbol i ndarjes e jo i ribashkimit.

“Shkallë e pa shkallë, muri mbetet mur! Munden edhe me ly bukur, por mbetet mur! Është simbol i ndarjes e jo i ribashkimit”, ka shkruar Ahmeti në facebook.