Ahmeti: Nuk ka presion që na zbraps as sulm që na dobëson, fundi po vjen

30.08.2016 11:59:30

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar përmes rrjetit social Facebook pas arrestimeve që i janë bërë sot aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Ahmetit me daljen e përgjimeve dhe me shtimin e pakënaqësisë ndaj qeverisë në Kosovë është intensifikuar lufta speciale ndaj Vetëvendosjes dhe kundërshtarëve të tjerë.

Sipas tij qytetarët duhet të qëndrojnë bashkë, sepse bashkë do ta sjellim fundin e ‘prontos’, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Me daljen e përgjimeve dhe me shtimin e pakënaqësisë ndaj qeverisjes në Kosovë është intensifikuar lufta speciale ndaj Levizjes dhe kundërshtarëve të tjerë. Sa më afër fundi i këtij pushteti aq më të ashpër do të jenë me të gjitha mjetet e institucionet të identifikuara si të kapura.

Inskenimet, shpifjet dhe sulmet do të jenë më të shumta dhe më të mëdha. Ndaj komunes janë shtuar sulmet, shpifjet, hetimet etj.

Qytetarët duhet të qëndrojne bashkë, sepse bashkë do ta sjellim fundin e prontos. Nuk ka presion qe na zbraps, sulm që na dobëson e inskenim që na ndal. Fundi po ju vjen.