Ahmeti: Nuk shoh dritë në fund të tunelit

10.04.2017 15:58:53

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një deklaratë të dhënë para pak çastesh është shprehur tejet pesimist sa i përket zgjidhjes së krizës politike.

Ahmeti me këtë rast ka deklaruar se nuk sheh dritë në fund të tunelit. Ndërkohë derisa ka komentuar kërcënimet e Nikolla Gruevskit, Ahmeti është shprehur decid se problemet nuk zgjidhen me kërcënime. Ndërkohë që ka deklaruar se nuk do të tërheq ministrat e tij nga qeveria aktuale, nën arsyetimin se kjo nuk do të kontribuoj në zgjidhjen ngërçit politik.