Ahmeti përkujton Gjergj Kastriotin dhe vëllezërit Gërvalla

17.01.2017 11:29:43

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar më të madhin e kombit, frymëzimin e gjeneratave të tëra, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë.

Ai në facebook ka shkruar se “para 35 viteve, 17 janari i ftohtë na la edhe pa atdhetarët dhe lajmëtarët e lirisë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla”.