Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po e shqyrton mundësinë që ndeshja vendimtare e Superligës së Kosovës midis Prishtinës dhe Dritës të zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës, ndonëse ende nuk kanë përfunduar punimet.
Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti thotë se ka kërkuar nga Federata, Punë-kryesi e Ministria, që finalja të luhet në kryeqytet, duke thënë se do të ishte hapje madhështore e stadiumit të rinovuar.
“Xhiroja e fundit e Superliges së Kosovës në futboll është finale mbi finalet. Rrallë ndodhë që në xhiron e fundit të vendoset kampioni si në këtë edicion. Kjo lojë nikoqire për Prishtinën me Dritën është vendosur të luhet në Pejë”, shkruan Ahmeti në Facebook.
“Kërkesa ime për Federatën, Punë-kryesin e Ministrinë është që të shohim mundësinë që kjo lojë të luhet në stadiumin e Prishtinës. E dimë që punimet nuk kanë përfunduar krejtësisht në tribuna po do të ishte hapje madhështore e stadiumit të renovuar të qytetit”, përfundoi ai.






































