Ajet Avdyli deputetëve të LDK-së: Mos votoni kundër ardhmërisë së këtij shteti të cilin e ndertuam në partneritet me bashkêsinë ndrkombëtare e SHBA-të!

20.08.2016 08:09:41

Veprimtari i LDK-së dhe anëtari i Kryrsisë së degës së LDK-së në Zvicër, z. Ajet Avdyli në një koment të tij lidhur me çështjen e votimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, është shprehur qartë se “Nëse ka deputet nga LDK–ja që votojn kunder Kosovës në EU, kunder Liberalizimit të vizave, atherë me vetëdije apo pa te; janë tradhtija kundrejt elektoratit të LDK-së, janë kunder SHBA -së…”, dhe rithekson orientimin properëndimor dhe proamerikan të presidentit Rugova, i cili “asnjë hap nuk e bënte pa u konsulltue me miqët tanë, e ne veqanti me Amerikën. “. 

Të plotë komentin e z. Avdyli mund ta lexoni më poshtë:

“Nëse ka deputet nga LDK–ja që votojn kunder Kosovës në EU, kunder Liberalizimit të vizave, atherë me vetëdije apo pa te; janë tradhtija kundrejt elektoratit të LDK-së, janë kunder SHBA -së, e cila është e do të mbetet përgjithmonë; ” Liria e shpëtimtari i këtij vendi. Këta deputet, nëse të tillë do të ketë, nuk përkojn me LDK, e nuk kanë asgja të përbashkët, me ate që e propagandojn për çdo ditë, se jemi rrugës së të madhit, Dr. Ibrahim Rugova, kur dihet botrisht se, Rugova asnjë hap nuk e bënte pa u konsulltue me miqët tanë, e ne veqanti me Amerikën. Këta deputet nëse do të ketë, janë e do të mbeten, argatët e dreqit e të birit, kunder vetës e familjes së tyre, kunder armdhmërisë së këtij vendi, këtij shteti të cilin e ndertuam në partneritet me bashkêsinë ndrkombëtare e SHBA-të.”