Ajo qe shihet me sy është pasoja, kurse ajo qe shihet me mend është shkaku!

07.10.2020 18:47:45
Nga Ahmet Asani
Në vend se të keqes ti shkohet e mëshohet në burim, njerëzit tanë gjithëmonë merren me pasojat! Ne vend se te akuzohet mesuesi, akuzohen nxënësit! Kjo çka po ndodh e cfarë ka ndodhur në Kosovë e viset tjera shqiptare, është rezultat i nje Fryme ekstremiste e cila ende është aktive ne Kosove e vise, frymë kjo e cila kur ka hyre në Kosove akteret kryesorë te UÇK-es dje e te OVL-sot, ose nuk i gjeti fare të lindur, ose i gjeti në moshën nga 5 deri 6 vjeç!
Me këtë konstatim edhe po te doja nuk mund ta heq askend nga pergjegjesia, por ajo që po them është se nuk duhet te humbet kohe duke u marr me pasojat, por te keqes duhet shkuar e meshuar ne burim aty ku edhe është shkaku!
Në jetë më vendimmarrëse janë gjerat që nuk shihen, se sa gjerat që shihen! Pjesa e tërësise që shihet është vetem 1% – eshte ajo te cilen shpesh e quajmë maja e ajzbergut, kurse pjesa kryesore prej 99%, ajo e cila merr vendime, është pjesa e cila nuk shihet me sy!
Po nuk arritëm ta identifikojmë e ta kemi nën kontroll pjesën e padukshme, mund të themi se luftojmë për të mbijetuar, por nuk mund të themi se jemi duke jetuar!
Image may contain: one or more people and indoor