Ajri i Prishtinës vazhdon të jetë më i ndoturi në botë

28.01.2017 21:48:20

Në faqen që bën monitorimin e ndotjes së ajrit në kohë reale në kryeqytete të shteteve dhe rajoneve, Prishtina edhe sot, në këto çaste, del të jetë më i ndoturi në botë, transmeton Telegrafi.

Sipas faqes, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) është në vlerën 413. Ndërkaq, vlerësimi i ajrit për vlerat e këtij indeksi është si vijon: 0 deri 50 (e mirë), 51 deri 100 (mesatare), 101 deri 150 (e pashëndetshme për grupet e ndjeshme), 151 deri 200 (e pashëndetshme), 201 deri 300 (shumë e pashëndetshme) dhe 301 deri 500 (e rrezikshme).

Pra, ndotja e ajrit në Prishtinë është në rrezikshmërinë e lartë dhe pothuajse dy herë më i ndotur se Katowica në Poloni e Karaçi në Pakistan.