AKK: Gjyqtarët kanë mungesë të diturisë

10.02.2018 16:24:17

Gjyqtarët nuk po i dinë procedurat për trajtimin e lëndëve të Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës (AKK). Kjo e fundit ka humbur shumë raste që dyshoheshin për monopol në treg.

Kryetari i Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës, (AKK) Valon Prestreshi, ka thënë se shumë lëndë me gjetje dhe faktet që iu janë dërguar gjykatave i kanë humb për shkake të mos trajtimit adekuat nga ana e gjyqtarëve.

“Problemi është që ne po ballafaqohemi me gjykata, me lënda të kaluara edhe në shumicën e  rasteve gjyqtarët po i trajtojnë lëndët e konkurrencës me proceduar, asnjëherë nuk futen në materie. Kemi raste ku po i humbim lëndët në procedurë por jo në materie, jo në kualitet të dokumentit. Për këtë arsye është se e kemi vërejtur se ka mungesë të diturisë nga gjyqtarët në trajtimin e temave të konkurrencës. Me këtë rast, këtë vit AKK-ja në bashkëpunim me KE-në do të organizoj punëtori të ndryshme me gjyqtarët me kusht që ta japim një perfeksionim ose një elbaroim të ligjit të konkurrencës“, tha Prestreshi..

“Komisioni Evropian në takimin e nën komitetit i ka mirëpritur punët e përfunduara të Autoritetit të Kosovarë të Konkurrencës dhe ka shtuar qenë të ardhmen AKK do t’i merr edhe disa përgjegjësi tjera që të filloj në ndërgjegjësimin e gjyqtarëve në Kosovë me kusht që gjyqtaret të janë të përgatitur, t’i trajtojnë temat e konkurrencës çka atakohen në gjykatë“, tha ai.

Preteshi ka shtuar se aktualisht janë duke u trajtuar 12 raste por që katër prej tyre i kanë humbur .

“Tani jemi duke i trajtuar 12 raste prej atyre, pothuajse deri në Supreme kemi shkuar edhe katër i kemi humbur, tjerat janë duke u trajtuar. Si pasoj e procedurës asnjëherë si pasoj e materies. Në procedura, pse e ke fotografuar vendngjarjen mënyrën si e ke marrë, pse nuk ke shkuar me procedurë me marrë te një hetues. Kur kanë shkuar me marrë dokumentin, pse s’ke shkuar me procedura me marrë, pse kur e ke bërë fotografin nuk shkruan data dhe ora kur e ke bërë fotografinë në këto aspekte, asnjëherë në në aspektin e konkurrencës, pse është dëmtuar tregu, si ka ndodhur kjo pasoj e kështu me radhë“, tha Prestreshi.

Sipas tij, për këtë vit KE-ja i ka rekomanduar AKK-së, që të bëjnë analiza sektoriale. Ndërsa thotë se sektorë të ndjeshëm që kanë monopol të tregut janë sektori i ujërave, telefonisë, internetit dhe energjisë.

“Rekomandimi për këtë vit nga KE është që të bëjmë analizën sektoriale për homologimin e automjeteve edhe tregun e telekomunikacionit…..Ta bëjmë plotësim ndryshim të ligjit në disa pika ku kemi mangësi dhe kjo është puna kryesore….Sektori më i ndjeshëm normalisht i kamë potencuar është sektori i ujërave normalisht aty nuk mund të liberalizohet sepse ujësjellësit nëpër shtatë regjione, mbajnë monopol, sektori i energjisë, KEDS-i, akoma mban monopol 100 % edhe pse dy kompani janë licencuar për të filluar punë por nuk kanë filluar akoma. Në pozitë dominuese e kemi VALA akoma në 80 % të tregut. Në pozitë dominuese e kemi Ipkon për pozitë dominuese për shërbime të internetit dhe telefonisë mobile“, tha Prestreshi.

Ndryshe, Autoriteti Kundër Konkurrencës, në shtetet normale ka rolin kryesor, bënë monitorimin, hulumtimin e tregut dhe nuk lejon pozita dominuese.