Aksident i rëndë hekurudhor në hekurudhën Manastir – Shkup

25.09.2016 10:59:52

Në hekurudhën Manastir – Shkup, sot në mëngjes ka ndodhur një aksident i rëndë kur treni i udhëtarëve ka goditur në një automjet taksie të drejtuar nga banori 56 vjeçar nga Manastir.

Nga forca e goditjes, taksia është tërhequr rreth treqind metra nëpër binarë, me ç’rast vozitësi i taksisë e ka humbur jetën.

Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike e Manastirit ka bërë hetim në vendin e ngjarjes. Janë dhënë urdhra për obduksion të trupit të të ndjerit dhe analizë të gjakut për prani eventuale të alkoolit.

Pas kontrolleve të kryera në vend të ngjarjes është përcaktuar se nuk ka prani të alkoolit në organizmin e makinistit.

Veprimet hetuese vazhdojnë në drejtim të zbulimit të arsyeve për aksidentin në fjalë.