Aksident i rëndë në Domje, treni merr përpara makinën

10.01.2017 11:58:37

Një aksident hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Domje të Tiranës.

Treni i linjës Tiranë – Durrës ka goditur një autoveturë tip Mercedes kur po kalonte mbi shina.

Drejtuesi i mjetit është plagosur. Pasi e ka goditur makinën, treni e ka marrë përpara për disa metra.

Kalimi ku ndodhi aksidenti nuk ka sinjalistikën e duhur dhe as trarët që pengojnë makinat në momentin e kalimit të trenit.