Aksident i rëndë në Klinë, një i vdekur dhe tre të lënduar

12.05.2020 17:56:25

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gremnik të Klinës.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy furgona dhe një traktor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Gremnik të Klinës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy furgona dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit ngasësi i traktorit ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dy të lënduarit të ciët kanë qenë me viktimën kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal”, ka thënë Gashi.