Aksident i rëndë në Komoran, vdes një person

26.07.2020 20:55:21

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti rrugor në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net, se aksidenti ka ndodhur në ora 17.30.

“Në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor, një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore për menaxhimin e autostradës, po merret me matjet dhe shikimin e vendngjarjes”, ka thënë ai.

Si pasojë e këtij aksidenti, në orët e pasdites janë shkaktuar kolona të automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Llapushnik